TIRANE – Një punonjës i policisë së Tiranës është dhunuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Qemal Stafa”, në përfundim të ndeshjes Dinamo-Tërbuni, ku polici është goditur me grushte e shkelma nga një 22-vjeçar.
Burime nga policia konfirmojnë se autori i ngjarjes është futbollisti i ekipit të Dinamos, Arbër Ajçe, i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkohë mësohet se efektivi i dhunuar është dërguar në spital me fraktura në fytyrë.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat babain e të riut, i cili ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka qenë rastësisht i pranishëm edhe ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
/BalkanWeb/
Tiranë, në kërkim futbollisti i Dinamos, dhunoi një efektiv policie
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trajneri Tetova për fitoren ndaj Tiranës: Fitore për të gjithë e sidomos për tifozët
Gjykata e Durrësit lë në burg xhaxhain, që shkoi të bënte drejtësi për nipin
U propozua nga VV dhe LDK si kandidat për President në Kosovë, Bekim Sejdiu: I vetëdijshëm për përgjegjësinë! Jam vendosur në shërbim të qytetarëve
Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti





