28 korrik 2013 – Një 21 vjeçar është plagosur paraditen e sotme me thikë në Tiranë, pas një konflikti i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e 9 katësheve, mes dy të rinjve, ku i plagosur ka mbetur Jurton Suparaku.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak, ku po merr edhe ndihmën mjekësore, ndërsa forcat speciale “Shqiponjat” kanë bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të plagosjes i cili është 25 vjeçari Indrit Zepi. Paraprakisht dyshohet se të rinjtë kanë pasur mosmarrëveshje për çështje parash, por policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.