Korçë, 26 korrik 2013-Humb jetën një 57 vjeçar nga qyteti i Korçës, teksa punonte në ndërtimin e një HEC-i privat. Ngajrja ka ndodhur në një kantier ndërtimi në fshatin Slabinjë, ku viktima Istref Leka, ishte duke punuar.Menjëherë pas aksidentit, 57 vjeçari, baba i tre fëmijëve është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk i ka rezistuar dot plagëve që ka marrë. Policia ka nisur hetimet për kushtet e sigiurisë teknike në kantjerin e ndërtimit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
(Sot News)





