Tirane, 26 korrik 2013- Kolegji Zgjedhor mori sot në shqyrtim ankesën e PS-së për pavlefshmërinë e rinumërimit në qarkun Shkoder, por PS mësohet se është tërhequr nga ky ankimim, pasi edhe nga rinumërimi nuk pati ndryshim mandate, në favor të PR.

Në një dalje publike për mediat, përfaqësuesi i PS, Koli Bele, deklaroi se tashmë që KQZ ka mbaruar me rinumërimin e votave të Shkodrës, ankesa e kësaj force nuk do të jetë më për tabelat, por për procedurën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

PS ka depozituar sot në Kolegj një tjetër ankimim, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit për qarkun e Lezhës, pra kërkon përsëritjen e procesit të votimit në këtë qark.

Kolegji pritet që sot në orën 16:00, të japë vendimin në lidhje me provat e paraqitura nga Lëvizja Socialiste pë Integrim, për Kukësin