26 korrik 2013 – Pas një takimi ditën e djeshme të  presidentes së  Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me presidentin e Republikës së Francës, François Hollande, Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim suksesi i qytetarëve dhe institucioneve të saj, si dhe i bashkësisë ndërkombëtare. Kurse Hollande shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë, duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar. Jahjaga e shprehu angazhimin e saj personal dhe atë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndalur valën e migrimit ilegal, duke theksuar se motivet e migrimit janë ekonomike dhe jo politike.