TIRANE,25 korrik 2013 – Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama publikoi dje, strukturën e re të kabinetit qeveritar, me 16 ministri, një zv.kryeministër që nuk do të mbajë tjetër post ministri, si dhe 3 ministra shteti, pa portofol. Pas konsultimesh të gjera, jo vetëm me aleatin kryesor, kreun e LSI-së, Ilir Meta, por edhe me modele të qeverive të huaja, Rama tha dje, para medias se: "është një strukturë, e cila është ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjithë degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin tonë përbëjnë një trupë me shumë parazitë brenda dhe kërkojnë një shkurtim drastik". 



"Gazeta Shqiptare" ishte e para që paralajmëroi ndarjen e disa prej dikastereve kryesore. Kështu, në fillim të këtij muaji, në një shkrim të saj, Gazeta lajmëroi ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila tashmë do të jetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Një tjetër ministri që u nda dhe që u lajmërua ishte edhe MTKRS. 

STRUKTURA E QEVERISË “RAMA” (2013 – 2017) 


Kryeministri Edi Rama 

Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto 

Ministritë: 
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani ose Anastas Angjeli 

2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri 

3. Ministria e Mbrojtjes LSI 

4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati ose Roland Bimo 

5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha 

6. Ministria e Drejtësisë Spartak Ngjela ose Fatmir Xhafaj 

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, 

Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ilir Beqaj ose Mimi Kodheli 

8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani 

9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe 

Turizmit Artan Lame ose Artan Shkreli 

10. Ministria e Transportit dhe 

Infrastrukturës Lefter Koka 

11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit 

Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti 



12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ose Petrit Vargu 

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Shezai Rrokaj ose Ledi Shamku 

14. Ministria e Mirëqenies 

Sociale dhe Rinisë Vangjel Dule ose PS 

15. Ministria e Kulturës Auron Tare 

16. Ministria e Mjedisit Mark Frroku ose Eduard Shalsi 



Ministrat e Shtetit: 

17. Ministër për Inovacionin dhe 

Administratën Publike Milena Harito 

18. Ministër për Çështjet Vendore Ermonela Felaj 

19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Lindita Nikolla 



STRUKTURA E QEVERISË “BERISHA” 
1. Kryeministër 

2. Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

3. Ministër i Punëve të Jashtme 

4. Ministër i Integrimit 

5. Ministër i Brendshëm 

6. Ministër i Mbrojtjes 

7. Ministër i Financave 

8. Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës 

9. Ministër i Drejtësisë 

10. Ministër i Punëve Publike dhe Transportit 

11. Ministër i Shëndetësisë 

12. Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta 

13. Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 

14. Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 

15. Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave 

16. Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit 



(Burimi/BalkanWeb)