Vizitë zyrtare e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë Neritan Ceka
ANKONA 25 korrik 2013 – Pasditen e 15 korrikut 2013, kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit italian të Ankonës, Marcello Milani, i shoqëruar nga drejtorja i përgjithshëm Caterina Grechi pritën nëPalazzo del Popolo Neritan Cekën, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Romë, që erdhi këtu për një vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës qershorin e kaluar, njofton zyra e shtypit e bashkisë së Ankonës.
Në takim, i cili kishte si objektiv forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit me qytetin e Ankonës dhe me Marche-n, ishin të pranishëm Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ankona, Matteo Rossi; Rodolfo Giampieri, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Ankonës dhe Kryetar i Forumit AIC; Tito Vespasiani, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit Portual, Raimondo Orsetti për Rajonin e Marche-s; Giuseppe Nastari drejtor i policisë kufitare të Ankonës; Alberto Rossi (Presidenti i Frittelli Maritime Group Spa) dhe Alessandro Pavlidi (Presidenti i AFH Spa).
Kryetari i Këshillit Bashkiak Milani vuri në dukje marrëdhëniet e ngushta me Shqipërinë, falë Forumit të Qyteteve të Adriatikut dhe të Jonit në Ankona.
Në veçanti, janë vendosur marrëdhënie të ngushta me Durrësin.
Ankona ka qenë në vijë të parë krahas Durrësit me një projekt për regjistrimin e popullsisë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Ancona Giampieri kujton si Shqipëria, me Durrësin dhe Tiranën, morën pjesë në Forumin e Dhomave të Tregtisë të Jonit, që numëron 1 milion e 300 mijë kompani, të cilat bashkëpunojnë për t’u rritur e forcuar së bashku.
Orsetti për Rajonin e Marche vuri në dukje se makro-rajoni adriatiko-jonian paraqet një mundësi të madhe për zhvillim dhe përsëriti ftesën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shqipërinë.
Ambasadori Ceka shpjegoi se si vendi i tij, edhe si një treg prej tre milionë e gjysmë konsumatorësh, është gjithashtu portë e privilegjuar për qasje në kombet e tjera të Ballkanit, me të cilat ajo ka marrëdhënie të mira.
Për këtë arsye dhe për afërsinë historike në Itali, ambasadori shqiptar përfundoi me shpresën e bashkëpunimit në rritje mes Ankonës, Marche-s dhe Shqipërisë, njofton bashkia e Ankonës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





