24 korrik 2013 – Pasditen e së mërkurës, kryeministri Berisha ka komentuar strukturën e re të qeverisë Rama, të cilën e cilëson qeveria “Piktori 1”. Me anë të rrjetit social Facebook, Berisha akuzon Ramën se ka rritur me 30% shpenzimet për veten e saj. Këtë strukturë, Sali Berisha e cilëson si ndarje të tortës për orekse të sëmura.
Duke i'u referuar ndarjes së ministrive, Berisha nënvizon se: “Shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!), kushërira Koleka merr administraten në varesi, për hatër të kushëririt dhe 1 milion hektarë pyje mbetën jetim”.
Ja postimi i plotë i Berishës në Facebook
Fillim i mbarë për të luftuar krizën!
Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%!
Të dashur miq, risitë e para të qeverisë “Piktori 1″ janë:
-rritet me 30% numri i anëtareve të kabinetit;
-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!
-shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk egziston (e gjora mori malin!);
-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;
-1 milion hektarë pyje mbetën jetim
Ndarje torte, për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde! Sb





