TIRANE, 24 korrik 2013 – Kreu i PS-se, Edi Rama, kryeministri i zgjedhur i shqiptareve prezantoi strukturen e qeverise se re. Ndarje e disa prej ministrive, reforma te thelle brenda struktures se nje pjese te ministrive ekzistuese dhe reduktim te shpenzimeve ka theksuar Rama gjate prezantimit te struktures se re dhe ndryshimit qe pesojne ministrite aktuale.
Sipas Rames, struktura e re eshte ndertuar mbi bazen e nje analize te hollesisht te struktures ekzistuese dhe te gjithe degezimeve te saj, qe ne kendveshtrimin e maxhoranes se re perben nje trupe me shume parazite brenda dhe kerkon nje shkurtim drastik.
“Mbi bazën e prioriteteve dhe nevojave shumë të rëndësishme që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE , por jo vetëm, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmerine që të kemi një qeveri e cila të ketë shumë më tepër fokus, përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultatet me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetarit”- tha Rama.
Kryeministria
Ristrukturim i plotë e i thellë organikën e kryeministrisë. “Do të ketë shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike, raport i ri i drejtë e efikas mes kabinetit të kryeministrit dhe gjithë piramidës që sot rezulton sipas nesh e mbingarkuar dhe me një pjesë parazitare, shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë koordinatave të tyre. Në të njëjtën kohë do të ketë një sërë prioritetesh të qeverisjes, në fokus të punës së të gjithë kryeministrisë”- tha ai.
Rama deklaroi se do te kete vetem një zëvendëskryeministër pa portofol që do të fokusohet në cështjet specifike.
Ministria e Financave nuk ndryshon por do të ketë reformë të thellë strukturore.
Ministria e Brendshme nuk ndryshon në kompetencat ekzistuese, reformë e thellë
Ministria e Mbrojtjes nuk ndryshon në kompetencat ekzistuese, reformë e thellë.
Ministria e Jashtme po ashtu, po reforma strukturore e brendshme do të jetë e thellë
Ministria e Integrimit do të marrë një rol të ri dhe fuqi të re në kushtet kur bëhet e domosdoshme që ti japim fund kaoist dhe moskoordimimit në funksion të detyrave që shtohen
Ministria e Drejtësisë nuk ndryshon, por do te kete reforme te thelle
Ndryshimet
M e Ekonomisë, sipas Rames eshte strukturë shumë e rëndë me gamë të gjerë për të mbuluar dhe rezulton me deficenca te shumta
Ministria e Energjisë dhe Industrisë që do të mbulojë me fokus të plotë projektet e zhvillimit në fushën e energjisë me impakt kombëtar e rajonal dhe pjesën e pasurive natyrore, minierat dhe industrinë e lehtë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjise dhe Industrisë
Ndahet në dy ministria e Punëve Publike, Transportit, Telekomunikcionit në një strukturë që do mbulojë posacërisht Transportin dhe Zhvillimin e Infrastrukturës, me fokus politikën e transportit dhe infrastrkturën dhe një strukturë e re që do mbulojë boshllëkun e mungesës së politikave ne zhvillimin urban.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministria e Bujqesise, do te behet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Ministrise se Arsimit i bashkohet edhe Sporti e do te behet e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
“Kalojmë nga një ministri fantazëm që ka ngrënë boll nga paratë e popullit, në një ministri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që bashkohen bashkë”- tha Rama.
Ministria e Kulturës, pa shtesat e tjera, kemi një Ministri të Kulturës që do fokusohet te kultura dhe trashëgimia e saj.
Ministria e Mjedisit me kompetenca ekskluzive për mjedisin.
Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër për cështjet vendore që do mbulojë gjithë fushën e mbetur bosh pa koordinim mes pushtetit vendor e qeverisë, por edhe cështje të komuniteteve, në raport me pushtetin vendor.
Komitetet që do të drejtohen nga kryeministri do të shkurtohet në mënyrë drastike dhe do të jenë të mirëfillta pune për koordinimin e energjive qeverisëse.
(Burimi Panorama)





