24 korrik 2013 – Shkencëtarët e kanë gjetur 'molekulën e keqe' të trurit që është përgjegjëse për të gjitha ndjenjat tona të stresit dhe shqetësimit. Hulumtuesit besojnë se proteina – e quajtur CRF1 – po ashtu mund të lidhet me depresionin. Ekipi nga 'Heptares Therapeutics', një kompani mjekësore me bazë në Hertfordshair, shfrytëzoi një nga makinat më të fuqishme në botë me rreze X për të studiuar gjëndrën e hipofizës së trurit. Ka kohë që dihet se kjo gjëndër kontrollin stresin, ankthin dhe depresionin, duke liruar materie kimike stresi, raporton 'Sunday Times'. Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se reagimi nxitet nga CRF1 – që gjendet në membranën e jashtme të qelizave të gjëndrës së hipofizës. Fiona Marshall, udhëheqësja e ekipit të shkencëtarëve në Heptares, i tha gazetës: 'Sëmundjet e lidhura me stresin, si: depresioni dhe ankthi prekin ¼ e të rriturve çdo vit, por atë që shumë njerëz s'e kuptojnë është se këto sëmundje kontrollohen nga proteinat në tru, një nga të cilat është CRF1.
Shkencëtarët zbulojnë ‘molekulën e keqe’ të trurit që ndikon në stres, ankth dhe depresion
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Parashikimi i motit për sot, 30 gusht 2026
Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!
Demenca me trupat e Levit: 5 shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar





