24 korrik 2013 – Dy persona kanë marrë plagë të rënda sot, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinës”. Policia raporton se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë, janë plagosur dy drejtuesit.

Të lënduarit janë Bashkim Ademi, 57 vjeç dhe Sulltan Petku. Të njëjtat burime shtojnë se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit, ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.