23 korrik 2013 – Një i dënuar për trafikim femrash dhe prostitucion, sot ka gjetur vdekjen në spitalin e burgut në Tiranë. Ai ishte vënë në prangat e policisë që prej vitit 2006 dhe ishte dënuar me 10 vite burg, për "trafik dhe shfrytëzim të prostitucionit". Nga burime të policisë mësohet se Kujtim Shkurti ka gjetur vdekjen si pasojë e prekjes nga HIV-AIDS.Shkurti u arrestua më 16 maj të vitit 2006 nga uniformat blu, ndërsa gjykata e dënoi atë me 10 vite burg. Mësohet se viktimës i kishte mbetur dhe një vit e një muaj, për të përfunduar dënimin e tij.