DURRËS, 23 korrik 2013 – Në mesditën e 23 korrikut 2003 u ndien lëkundje të lehta të tokës në malet e Dibrës, midis Arrënit dhe Klosit.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 23 korrik 2013, ora 10:38:15 GMT ose ora 12:38:15 (koha e Shqipërisë) një tërmet të dobët në malet e Dibrës dhe Kukësit.
Sipas departamentit të sizmologjisë në institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës, dukuria tektonike ka pasur një magnitudë M=2.3, epiqendër në thellësinë 7 km (shih pikën e kuqe në hartën e parë).
Sizmologjia e ka lokalizuar ngjarjen në koordinatat 41.88°N, 20.19°E në Arrën të Peshkopisë.
Për saktësim, Arrëni është një fshat i komunës me të njëjtin emër në Kukës.
Tërmeti ka ndodhur në kufi midis qarqeve Kukës dhe Dibër, midis vendndodhjeve Klos, Arrën, Barrë dhe Tejmollë (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).
Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.
Info/
Komuna Arrën është një komunë në rrethin e Kukësit në Shqipëri dhe ka në juridiksion fshatrat Arrën, Arrëz, Barrë, Vërrijë, Tejmollë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





