DURRËS, 23 korrik 2013 – Katër ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit drejtoria ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës (APD) sha organizoi dy tenderë me burimet e veta financiare për investime në hyrjen nr. 4 të portit.
Më 19 qershor 2013 u bë tender me dy “llokma” (lot), njëra për zgjerimin e sistemit ISPS për hyrjen nr. 4, me fond 33 051250 lekë dhe tjetra për zgjerimin e sistemit tëcheckin-it për hyrjen nr. 4 me fond 17 051 500 lekë, gjithsej 50 102 750 lekë.
Më dy korrik 2013, APD sha ka bërë njoftimin e klasifikimit: loti i parë iu dha një firme durrsake, që ofroi 32 465 500 lekë, duke i kursyer ndërmarrjes publike 585 750 lekë; kurse loti i dytë një shoqërie në Tiranë, që ofroi16 700 000 lekë, me një kursim prej 351 500; në total APD-ja përfitoi një ulje prej 937 250.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





