TIRANË, 23 korrik 2013 – Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo ka uruar kandidatin për kreun e PD-së Lulzim Basha. Teksa ende nuk ka dalë rezultati zyrtar për kreun e ri të PD-së, në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, Pollo shkruan: “ Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike. Fat të mbarë e sukses të shpejtë. 

Anëtarët e partisë demokratike votuan në 39 qendra votimi të hapura në të gjithë vendin sipas parimit  një anëtar një votë, ndërsa votat do të numërohen në kryeqytet.