Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka humbur një tjetër gjyq me fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha. Gjykata e Tiranës vendosi këtë të hënë 5 milion lekë gjobë me akuzën e shpifjes ndaj vajzës së Kryeministrit, Argita Berisha.
Një javë më parë Balla u gjobit edhe me 10 milion lekë, pas padisë për shpifje të burrit të Argitës, Jamarbër Malltezi.





