22 korrik 2013- Marilyn Monroe padyshim që do të vijojë të mbetet një nga ikonat e bukurisë dhe shumë persona kanë krijuar vepra të ndryshme arti me portretin e saj.Skena më e njohur është ajo kur i ngrihet fustani nga era, ndërsa ky moment ka shërbyer si moment frymëzimi për shumë persona.
Në Japoni portreti i Marilyn Monroe është krijuar në një fushë pambuku.Për krijimin e saj janë përdorur nëntë lloje të ndryshme të kësaj bime me shtatë ngjyra, në mënyrë që të krijoheshin ngjyrat e përshtatshme të trupit, fustanit, flokëve, këpucëve etj.Ky krijim ka tërhequr me qindra persona, të cilët janë befasuar nga kjo vepër arti.





