SHIJAK, 22 korrik 2013 – Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Gazmend Banushi është denoncuar nga bashkëshortja e tij, Marjeta Banushi, e cila pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga i shoqi.
Pas kontrollit në banesën e çiftit në Shijak, policia gjeti 1 arme zjarri, pistolete model 54 së bashku me krëhërin me 4 copë fisheke, 1 arme gjahu, teke gjysmëautomatike si dhe një sasi fishekësh arme gjuetie.
Po nga veprimet e para rezulton se dhuna e vazhdueshme në familje e shtetasit në fjalë ka pasur motive tejet banale, pretendime për mosrespektim të anëtarëve të fisit të tij.
Arrestimi i 43 vjecarit u krye per veprat penale te “Dhunes ne Familje “ dhe “Mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake”.
Parandalimi i kësaj pason rastin e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku me ndërhyrjen në kohë të Policisë lokale u arritën të parandalohen pasoja fatale mbi jetën e bashkëshortes dhe fëmijës 15-muajsh nga bashkëshorti dhunues Asllan Hoxha, i cili pas dhunës fizike të ushtruar ndaj së shoqes shtatzënë, tentoi djeg’jen e banesës. Ky shetatas u arrestua në flagrancë për veprat penale te “Shkaterrimit te prones me zjarr, mbetur ne fazen e tentatives” si dhe “Shtrengimit ose pengimit per te bashkjetuar ose per te zgjidhur martesë”.





