TIRANË, 22 korrik 2013 –Tani po nis vera e vërtetë, sidomos duke filluar nga data 25 korrik kur mund të mbërrijnë masa ajrore nga Afrika e Veriut.

Departamenti i klimës dhe mjedisit i institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë universitetit publik Politeknik të Tiranës (ish-“Instituti i Hidrometeorolgjisë” i Akademisë së Shkencave) ka bërë parashikimin 6-ditor të motit në territorin e Republikës së Shqipëris.

Situata sinoptike (figura nr. 1)

Në figurën nr. 1 paraqitet situata sinoptike e parashikuar për dt 23 korrik në orën 00, ku vërehet se kontinenti evropian si dhe gadishulli ballkanik ndikohen nga periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë.

23 korrik 2013 (figura nr. 2)

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 15, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 21, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius.

24 korrik 2013 (figura nr. 3)

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e pasdites në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 19, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë celsius;

NË BREGDET temp. minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius.

25-28 korrik 2013 (figura nr. 4)

Situata sinoptike e parashikuar për datën 26 korrik në mesditë, që jepet në figurën nr. 4, tregon për ndikimin e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale , që favorizon ardhjen e masave ajrore nga Afrika e Veriut.

Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore në orët e mesditës.

Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 28-30 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 33-37 gradë celsius.

Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 16-19, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 20 deri në 23 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/