TIRANË,21 korrik 2013 – Tronditet sërish kryeqyteti. Një krim brenda familjes i ka marrë sot jetën një tjetër gruaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hekal të Tiranës, ku burri ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. 

Sipas policisë viktima është 18-vjecarja Anxhela Gjoshi, ndërsa autorit të ngjarjes, Ersi Gjoshi, i arrestuar nga policia.
Sipas gazetarit të News 24, Spartak Koka, i cili ndodhet në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që kishte çifti. Ai sqaron se Ersi Gjoshi 28- vjec dhe Anxhela Gjoshi jetonin bashkë prej një viti. 
Duke iu referuar burimeve policore, gazetari ynë raporton se krimi ka ndodhur rreth orës 16:05 minuta të së dielës, ku 28-vjecari e ka qëlluar bashkëshorten vetëm një herë me thikë në zemër. Krimi është konsumuar në dhomën e gjumit, ndërsa 28-vjecari nuk është larguar pas krimit, por ka pritur aty deri në mbërritjen e policisë. 
Në banesën ku jetonte çifti ka mbërritur tashmë ekspertiza e policisë si dhe një mjek ligjor, të cilët po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë.