Investigim i “Dyrrah”-ut / Kështu gazetarë në Tiranë habiten “që qyteti, i cili nuk është ndër më të preferuarit këto vitet e fundit për shqiptarët rekomandohet nga CNN”, duke censuruar madje CNN-in që thotë se Durrësi “is a favorite of young Albanians and visiting Kosovars” (është i parapëlqyer nga të rinjtë shqiptarë dhe vizitorët nga Kosova)
TIRANË – 21 korrik 2013 –Sipas dy medieve të kryeqytetit, si destinacion turistik, Durrësi “nuk është ndër më të preferuarit këto vitet e fundit për shqiptarët”, dhe prandaj për Shqiptarja. com dhe respublica.al “tingëllon pak çuditshëm”, që qyteti shqiptar bregdetar “rekomandohet nga CNN” (shihni faksimilet dhe link-et: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/guide-me-cnn-shqiperia-mes-europes-turistike-167959.html dhe http://www.respublica.al/artikuj/2013/07/19/shqiperia-turistike-cuditerisht-durresi-me-i-preferuar-per-cnn-si-nje-nga-qoshet).
Më 20 korrik 2013, televizioni i famshëm amerikan CNN ka botuar një reportazh të gazetarit Rob Crossan me titull “Beyond Prague: 8 undiscovered Eastern European cities” (Përveç Pragës: 8 qytetet e pazbuluara në Evropën Lindore, http://travel.cnn.com/8-eastern-european-cities-away-crowd-511246?hpt=travel_hp_herobox).Ndërkaq e përditshmja Shqiptarja.com botonte më 20 korrik 2013 një përmbledhje të shkrimit “Guidë me CNN, Shqipëria mes Europës turistike”, ku shkruhej në paragrafin hyrës: “Nga Durrësi deri në jug, Shqipëria ia del edhe këtë herë të jetë në klasifikime turizmi sërish. Jo me bujën e një destinacioni në zbulim për bukuritë e rralla natyrore sikundër ndodhi pak vite më parë me Lonely Planet, por me përparësitë të cilat ia vlen t’i lexojmë dhe ngulitim në mendje për të kuptuar sesi të tjerët e shohin vendin tonë. Së pari është rrjeti prestigjioz CNN, i cili në rubrikën e tij “Travel” u sugjeron turistëve plot 8 qytete të pazbuluara në Europën Lindore”.Në paragrafin e dytë hyrës të shkrimit thuhet se “dhe Durrësi ia ka dalë që të jetë mes tyre, për shumë arsye që parashtrohen në shkrim”.Por autores së shkrimit nuk i ka ardhur mirë nga ky fakt, pasi më poshtë shkruan se “ndërsa bregdeti jugor, më i preferuari mes shqiptarëve është renditur si më i liri në një klasifikim të Business Insider. Kjo vlen për turistët e huaj por edhe për turizmin shqiptar meqë sytë i kemi kthyer nga potenciali i madh i udhëtarëve të përbotshëm”.Pastaj merret sërish me shkrimin e CNN-it, ku përmendet se nga ky kanal prestigjioz “në vendin e gjashtë … renditet qyteti bregdetar i Durrësit”.Por autorja shqiptare e përmbledhjes së shkrimit jep një përfundim, që nuk dihet se e ka nxjerrë: “Tingëllon pak çuditshëm që qyteti, i cili nuk është ndër më të preferuarit këto vitet e fundit për shqiptarët rekomandohet nga CNN”.Është e kundërta nga sa pretendohet, për shkak se Shqiptarja.com ka censuruar CNN-in, teksa Bob Crossan shkruan se Durrësi “is a favorite of young Albanians and visiting Kosovars” (është i parapëlqyer nga të rinjtë shqiptarë dhe vizitorët nga Kosova) .
Pikërisht pse Durrësi nuk ka humbur përparësinë në turizmin shqiptar, mediet nën ndikimin e operatorëve turistikë të zonave të tjera, duan të ulin vlerat e Durrësit, duke përdorur gazetarë në Tiranë të ardhur nga provinca, por që nuk e njohin Durrësin.Nuk është e rastit që në shkrim, për të sulmuar Durrësin, bëhet një “miksazh” midis CNN-it dhe Business Insider-it, që klasifikon “bregdetin jugor, më i preferuari mes shqiptarëve” dhe se “plazhet e jugut kanë pjesën kryesore të turizmit në Shqipëri”, gjë që nuk është e vërtetë.Për sa u përket çmimeve, qytetet më të lira për turistët shqiptarë janë Pogradeci dhe Vekipoja, kurse më të shtrenjtët janë Saranda, Vlora, Himara, prandaj ka dhe rënie të fluksit turistik nga Kosova në këto destinacione.Durrësi hyn në zonat me çmime mesatare, por mundësitë janë që operatorët turistikë t’i ulin edhe më.Shumë mirë që i bëhet reklamë edhe jugut, por jo në kurriz të Durrësit.Shqipëria ka larmi destinacionesh që duhen promovuar (Veriu me alpet, Thethin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Velipojën, Shëngjinin, Lurën etj; Shqipëria e Mesme me Krujën, Lalëzin, Ishmin, Tiranën, Elbasanin, Gjinarin, Peqinin, Bashtovën, Kavajën etj; Jugu me Pogradecin, Osumin, Beratin, Voskopojën, Korçën, Prespën, Vlorën, Himarën, Sarandën, Zvërnecin etj.).Gjithsesi, duhet përshëndetur Shqiptarja.com për atë përmbledhje që i bën CNN-it për Durrësin:“Por pika e vështrimit të gazetarit është pikërisht koordinimi i rrënojave romake me plazhin. Sipas guidës, një tjetër element që e favorizon Durrësin kundrejt pjesës tjetër të bregdetit shqiptar është afria me kryeqytetin.Vetëm një orë larg me makinë, nga Tirana, plazhi i Durrësit konsiderohet si një nga “qoshet” më me diell të kontinentit. Hapësira të mëdha ku mund të luash volejboll dhe të shijosh ushqim e pije mjaft të lira por të shijshme në restorante të futura në mes të gjelbërimit të pishave. Autori thekson se turistët e huaj do të përgëzojnë veten për zbulimin e këtij qyteti teksa do të shijojnë mbrëmjet e pushimeve në Durrës. Dhe për ata që nuk duan shumë diell, mjafton vizita në Amfiteatrin antik, ku dikur 15.000 spektatorë bënin tifo për gladiatorët”.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





