20 Korrik 2013 – Një 40-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë, pas një konflikti me një person të cilit i kishte marrë borxh një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, ku shtetasi Artur Gjiza është qëlluar disa herë me thikë nga Besim Ndreu, pas një konflikti për borxhin e pashlyer, të cilin 40-vjeçari ja kishte marrë autorit për të dërguar të birin në Greqi, për të punuar gjatë muajve të verës.
Kalimtarë të rastit kanë bërë të mundur transportimin e 40-vjecarit në spitalin ushtarak, por ai nuk mundi të mbijetonte, pasi thika i kishte prekur organet jetësore.
Efektivët e komisariatit numër 5 kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit, një thikë rreth 30 cm të gjatë.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Tiranë, vritet me thikë një person
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zgjedhja e presidentit/ Shtyhet me disa orë seanca në Kuvendin e Kosovës
Zbulohet “jetesa e dyfishtë” e Ervin Matës, si lëvizte në disa shtete të Amerikës Latine me dokumente bullgare dhe paraguajane
Horror në mes të Athinës, 89-vjeçari qëllon me armë punonjësin e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 gra! Merr taksinë dhe…
Çmontohet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali, 4 të arrestuar! Kapen 10 kg kokainë me logo të markave të modës me vlerë 2.5 mln euro





