WASHINGTON 19 Korrik 2013 – Kongresi amerikan vlerëson vendimin historik të konsorciumit Shah Deniz për të përzgjedhur projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP), për transportimin e gazit nga deti Kaspik drejt Europës.
Pas një seancë të posaçme mbi këtë projekt, Kongresi deklaron se ky vendim tregon angazhimin e Azerbajxhanit ndaj politikës së tij për pavarësi energjetike dhe se është një partner i besueshëm. Takimi “Korridori i gazit jugor dhe rroli i tij në sigurinë energjetike të Europës” që u organizua me iniciativën e përbashkët të ambasadave të Azerbajxhanit, Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në SHBA, mblodhi së bashku ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse, zyrtarë të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe analistë dhe përfaqësues të medias.
Moderatori i takimit, ambasadori i Azerbajxhanit në SHBA Elin Suleymanov tha se zbatimi i këtij projekti do të shërbejë për krijimin e realiteteve të reja gjeopolitike si dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të vendeve pjesëmarrëse.
Ndërkaq në deklaratat e tyre përfaqësuesit e tre ambasadave shprehën mbështetjen e tyre të plotë për projektin e Korridorit të Gazit Jugor.
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi tha se vendimi strategjik mbi projektin TAP është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shumë premtues.
Ndërsa shprehu besim se me krijimin e infrastrukturës së re në Shqipëri, ku mungon në fakt infrastruktura e transportimit të gazit, do të jetë e mundur të arrihet zhvillim në këtë fushë.
Ndërsa ambasadori grek në SHBA, Christos Panagopoulos, tha se Azerbajxhani është aleati më i besueshëm në Europë sa i përket sektorit energjetik.
Nga ana tjetër Lorenzo Galanti, këshilltar për çështjet ekonomike në ambasadën italiane në Washington tha se falë këtij projekti Italia do të ketë pozitën e një qendre energjetike. TAP do të sjellë fillimisht 10 miliard metra kub gaz në vit nga Azerbajxhani drejt Greqisë, Shqipërisë për të kaluar më pas në Itali. Furnizimi i parë me gaz pritet të bëhet në vitin 2019.
(burimi /BalkanWeb)
Kongresi amerikan: Vendimi i Azerbajxhanit për TAP-in, historik
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ Zgjidhen kryetarja dhe zv/kryetarja e re e Këshillit Bashkiak Durrës
Papa Leo XIV bën thirrje për armëpushim global në Ditën e Krishtlindjeve
E rëndë/ 13-vjeçarja përdhunohet nga grupi i të miturve në Selanik, mes tyre edhe 3 shqiptarë
INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj





