FIER 19 Korrik 2013 Krimi në familje këtë radhë është shënuar në Fier po këtë radhë i plagosur ka mbetur një burrë.

 Gruaja godet me thikë bashkëshortin duke e lënë të plagosur rëndë. 



Ngjarja u shënua në fshatin Vajkan të Fierit, ku mësohet se pas një sherri mes çiftit Besmir dhe Arlinda Asllani,

23-vjecarja ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë burrin e saj. 



I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të fierit ku i është nënshtruar operacionit,

ndërkohë që gjendja e tij është e rëndë. 



Ende nuk dihet shkaku i zënkës mes çiftit, ndërkohë policia ka ndaluar 23 vjecaren

dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.