Durrës,18 Korrik 2013 – Një e moshuar është mbytyr sot pasdite në detin Adriatik në plazhin e Durrësit.

Drita Luta 73 vjec nga Tirana ka humbur jetën pranë zonës së pistës “Iliria”.

Viktima ishte me pushime në bregdet, por këto pushime kanë rezultuar fatale.

Dyshohet se shkak i mbytjes ka qenë nje atak kardiak që 73 vjecarja ka pësuar ndërsa kishte hyre të lahej në det.