DURRËS, 18 korrik 2013 – Një diplomat i lartë hebre në Shqipëri, vesh me kënaqësi kostumin kombëtar shqiptar.

Nr. 2 i ambasadës izraelite në Tiranë, z. Avraham Lev Louis, është fotografuar nga shkencëtari durrsak Enver Isufi, i veshur me kostumin e trevave të veriut në përfundim të një ceremonie që u zhvillua para pak ditësh në komunën Rrapaj të rrethit të Pukës, gjatë së cilës u vlerësua kontributi i një familjeje të zonës për mbrojtjen e një familje izraelite gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë një feste të përbashkët zëvendësambasadori i Izraelit veshi kostumin karakteristik të zonës veriore.

I pranishëm në këtë ngjarje, prof. Enver Isufi, personalitet në fushën e bujqësisë biologjike, ka fiksuar me fotoaparat diplomatin izraelit dhe bashkëshorten e tij.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/