18.07.2013 – Gjermania ka paditur bosin e Formula 1, Bernie Ecclestone, për korruptim të një bankieri lidhur me shitjen e ekskluziviteteve të garës automobilistike, lajmëroi të mërkurën një zëdhënës i prokurorisë në Munchen.

“Padia i është dorëzuar atij”, i tha agjencisë DPA, zëdhënësja Margarete Noetzel.

Ish-bankieri, Bernd Gribkovski, është dënuar me 8 vjet e gjysmë burgim, për marrjen e rryshfetit në vlerë prej 44 milionë eurove.

Ndërsa ishte çështje kohe se kur Gjermania do të niste padinë kundër multi-bilionerit 82 vjeçar.

Ecclestone ka hedh poshtë dyshimet se ka korruptuar bankierin, pasi pretendon se Gribkovski e ka shantazhuar atë, dhe se ishte i detyruar të bëjë këtë pagesë.

Gribkovski ka punuar në bankën gjermane BayernLB, e cila për një kohë të gjatë kishte kontroll të pjesshëm në Formula 1.