Durrës,18 korrik 2013 – 4 djem janëarrestuar nga policia e Durrësit nën
akuzën e grabitjes me armë dhe dhunë.Nga të dhënat paraprake, të ndaluarit janë identifikuar si Jetmir Mera 19 vjec, Leonard Fierza 20 Vjec, Haki Nuci 24 vjec dhe Hasan Tosku 21 vjec të cilët grabisnin nën kërcënimin e armës dhe me dhunë pushuesit në plazhin e Durrësit.
Në shënjestrën e tyre sipas hetimeve të policisë rezulton se vidheshin pushuesit e ardhur nga Kosova,për të kaluar pushimet në bregdetin e Durrësit.
Vetëm gjatë mbremjes së djeshme 4 të rinjtë kanë vjedhur 3 pushues kosovarë duke u marë portofolat,i kanë dhunuar dhe i kanë kërcënuar me armë.
Lidhur me të sipërpermendurit vijojnë hetimet intensive për të zbuluar raste të tjera të grabitjeve dhe dhunës,ku katër të ndaluarit mund te jenë përfshire.
(burimi:noa.al)





