TIRANË, 17 korrik 2013 – Një tërmet i lehtë ka rënë orët e para të 17 korrikut 2013, afër antenave të radiostacionit të Cërrikut (në të vërtet duhet quajtur radiostacioni i Gostimës / Shtërmenit), në qarkun e Elbasanit.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë më 17 korrik 2013 në pas-mesnatë, ora 1:24:01 GMT ose ora 3:24:01 (koha e Shqipërisë); ai ka pasur një magnitudë M=2.1, epiqendër në thellësinë 12 km (shih etiketën në hartën e parë).
Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës, ngjarja sizmike ka ndodhur 23 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Elbasanit (qendër administrative e qarkut me të njëjtin emër).
Lëkundjet e tokës janë lokalizuar në një zonë fushore, në fshatin Shtërmen të komunës me të njëjtin emër, afër radiostacionit, sikurse quhet traditës, të Cërrikut, në koordinatat 41°N, 20°E (shih hartën e dytë).
Kuptohet, thellësia e madhe dhe forca e ulët nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale, të paktën, për këtë fakt nuk ka njoftime zyrtare.
Info/
Komuna e Gostimës ka nën juridiksion fshatrat Gostimë, Gjyral, Shtepanj, Shushicë, Shtërmen, Malasej and Çartallos; kufizohet nga veriu me bashkinë e Cërrikut dhe komunën e Gjergjanit, nga lindja me komunën e Treganit, nga jugu me lumin e Devollit e komunën e Grekanit, nga perëndimi me bashkinë e Belshit dhe komunën e Shalësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/