TIRANE- Të gjithë menduan se këtë herë kreu i qeverisë as nuk donte t’ia dinte për ditëlindjen e kundërshtarit të tij, Edi Rama, tani që ai do t’i zërë vendin. Por u gabuan. Burimet shumë pranë kryeministrit treguan se ai kishte menduar prej kohësh për surprizën që do i bënte kryetarit socialist. Në një nga agjencitë fotografike, kishte porositur një portret të Ramës, pikërisht atë ku ai kishte dalë më bukur, sipas mendimit të tij gjithmonë.
E vuri në kornizë dhe ia dërgoi Ramës, jo në 4 korrik, se atë ditë Rama kishte axhendë shumë të ngarkuar, por një ditë më pas. Pikërisht atë ditë Rama nuk e gjeti fotonsurprizë, sepse e kishte lënë për drekë me deputetët e tij në një nga lokalet në
Tiranë.
Por gjithsesi dhuratën e mori ditën tjetër dhe mendoi që një surprizë më të bukur se aq do ia përgatiste edhe ai kryeministrit Berisha.
(burimi: /summer pages/BalkanWeb)
‘Dhurata’ e Berishës për ditëlindjen e Ramës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!
Demenca me trupat e Levit: 5 shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar
UEFA Women’s Champions League 2026–27/ Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë angazhuar katër helikopterë, 5 vatra janë aktive





