Kreu i Shteti shqiptar, Bujar Nishani ka marrë një mesazhmirënjohjeje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Kreu i shtetit amerikan në mesazhin e tij shpreson në vijimin e bashkëpunimit SHBA- Shqipëri, në këto kohë të paqarta, me qëllim mbrojtjen dhe sigurimin e lirisë dhe lumturisë së njerëzve anembanë botës.
“I dashur Zoti President!
Ju falenderoj në emër të popullit amerikan për mesazhin tuaj të mirëmenduar që shprehte urimet teksa ne festonim 237-vjetorin e pavarësisë! Me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776, etërit tanë themelues farkëtuan një komb të bazuar mbi idealet, të cilat me kalimin e kohës, kanë marrë më tepër rëndësi – përkushtimin e palëkundur ndaj lirisë, begatisë dhe në kërkim të lumturisë për të gjithë. Në këto kohë të paqarta, unë shpresoj se mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’ua sjellë ato bekime njerëzve anembanë botës. Sinqerisht, Barack Obama”, thuhet ne mesazh.
Obama mesazh mirënjohjeje Nishanit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!
Demenca me trupat e Levit: 5 shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar
UEFA Women’s Champions League 2026–27/ Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht





