Koha e lindjes ka skaduar dhe e gjithë bota pret me drithërimë lindjen e trashëgimtarit të ardhshëm të Anglisë që mund të vijë në jetë nga një moment në tjetrin. Kate Middelton po sjell në jetë fëmijën e saj të parë dhe pervec spekullimit të datës dhe orës të saktë të lindjes së Dukeshës së Kembrixh-it,një pyetje tjetër është në qendër të interesit botëror: emri që dy prindërit “realë” do të zgjedhin për fëmijën e tyre,të cilit nuk i dihet akoma seksi.
Sipas hamendësimeve trashgimtari i ardhshëm i Anglisë do të jetë një vogeushe. Disa nga emrat e mundshëm janë: Alexandra duket sikur do të jetë i pari në listë, por një emër i mundshëm është edhe Isabella të cilat pretendohet se janë zgjedhje të William dhe Kate; në listen e të preferuarve pritet të jenë edhe Charlotte dhe Elizabeth, ndërsa Diana, që kohë më parë dukej si më i favorizuari,tashmë është braktisur.Do të jetë vërtet një nga këta emra apo do të kemi një surprizë, siç ndodhi edhe me datën e lindjes e cila ishte parashikuar më13 korrik. Nuk mund të bëjmë gjë tjëtër veçse të presim eventin mediatik më të rëndësishëm të vitit.
Lista e emrave të mundshëm të trashëgimtarit të ardhshëm të Anglisë .
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rikthehet mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” në shtëpinë e tij! (VIDEO)
Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi vjen sërish në Tiranë/ Pritet nga Rama
Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua që shkaktoi aksident, GJKKO shpall të pafajshëm ish shefin e Rrugores Roven Zeka! Dënon Edison Tabakun dhe tre të tjerët
Muzeu Arkeologjik rihap dyert, rikthehet në qytet mozaiku i famshëm “Bukuroshja e Durrësit” (VIDEO)





