DURRËS, 16 korrik 2013 – Këto ditë vere rrethi i Durrësit hyn në nivelin e lartë të rrezikut të zjarreve në pyje, ndërkohë që rrethi i Krujës do të ndodhet në nivelin e ulët
Më 17 korrik 2013, shumica e rretheve do të jenë në nivelin e ulët të rrezikut, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në nivelin mesatar dhe të lartë të rrezikut, njofton në buletinin e saj Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore.
Kjo analizë është realizuar mbi bazën e rrezikut mesatar të çdo rrethi, por brenda çdo rrethi ka zona të cilat paraqesin një rrezikshmëri më të lartë se të tjerat.
Më konkretisht ja kush mund të goditen:
rrethi i Durrësit,
pjesa juglindore e rrethit të Shkodrës,
pjesa lindore e rrethit të Lezhës,
pjesa perëndimore e rrethit të Mirditës,
pjesa veriperëndimore e rrethit të Kukësit dhe pjesa jugore e rrethit të Pukës,
pjesa jugperëndimore e rrethit të Tiranës,
pjesa veriore e rrethit të Peqinit dhe pjesa veriperëndimore e rrethit të Elbasanit,
pjesa perëndimore dhe veriore e rrethit të Vlorës,
pjesa jugore dhe qendrore e rrethit të Sarandës,
pjesa juglindore e rrethit të Elbasanit,
pjesa jugperëndimore e rrethit të Gramshit,
ekstremi verior i rrethit të Beratit,
pjesa juglindore e rrethit të Fierit dhe pjesa perëndimore e rrethit të Mallakastrës.
Info/ Përkufizimet e nivelit të rrezikut të zjarreve
SHUMË I ULËT: Zjarret e mundshëm janë të kontrollueshme lehtësisht nga skuadrat e zjarrfikësve.
I ULËT: Operacionet e kontrolluara të shuarjes mund të bëhen nga zjarrfikësit vetëm në
kushtet e sigurisë së tyre. Të gjitha zjarret e mundshme duhet të identifikohen.
MESATAR: Nuk rekomandohen zjarret e kontrolluara, sepse bëhen vatra për ndezjen e zjarreve. Barërat e thatë dhe pyjet mund të digjen lehtë. Flakët janë të mesme në pyje dhe të shpejta në zonat e ekspozuara. Duhet të përdorim të gjitha mjetet për shuarjen e flakëve të zjarreve.
I LARTË: Ndezje mund të ndodhin lehtë me një përhapje të shpejtë në shkurre, barë dhe pyje. Zjarret mund të jenë shumë të nxehtë, me kurora përhapje të vogla dhe të mesme. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë në kokën e zjarrit mund të jetë e pamundur, kërkohet ndihma e metodave dhe mjeteve të tjera plotësuese.
EKSTREM: Ndezja mund të vijë edhe nga një shkëndijë. Zjarret janë jashtëzakonisht të nxehta me një përhapje shumë të shpejtë të flakëve. Kontrolli i tyre nuk mund të jetë i mundur gjatë ditës për shkak të rrezes së gjatë të përhapjes dhe të kurorës. Forcat e shuarjes duhet të përqendrojnë përpjekjet për të kufizuar përhapjen laterale të zjarrit. Dëmtim total i zonës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





