DURRËS, 14 korrik 2013 – Pëllëmbë e distributorë.
Në qarkun e Durrësit kanë “mbirë” 83 dy pika karburanti, duke ia kaluar edhe shtetit të Malit të Zi, që ka 79 të tilla gjithsej thonë burime zyrtare.
Në Shqipëri numërohen 1018 distributorë të shitjes me pakicë.
Natyrisht, Durrësi, si qytet portual, por edhe si nyjë komunikacionesh, ku kryqëzohen veriu dhe jugu, lindja dhe perëndimi i Shqipërisë, do të ketë dendësi pikash karburanti, por shifra përfaqëson 7,7 për qind të totalit të Republikës.
Durrësi ka dhe një port të specializuar për anijet-tankerë të karburantit në Porto Romane.
Gjithashtu, këtu kanë selitë importuesit e shumicës, më të mëdhenjtë në vend, që janë dhe furnizuesit kryesorë të enteve publike, pasi, me çmimin më të ulët, për arsye se janë “dora e parë” dhe nuk kanë shpenzime transporti, fitojnë mbi 80 për qind të tenderëve të qeverisë, bashkive, komunave, institucioneve shtetërore.
Prandaj disponojnë dhe pika karburanti.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





