DURRES, 11 korrik 2013 – Mjafton një vëzhgim i shpejtë, ku të bien në sy dhjetra gra mylsimane të ardhura nga trevat shqifolëse kryesisht Kosova e Maqedonia, të cilat preferojnë të lahen në det apo të ekspozohen në diell të mbuluara nga koka e deri tek këmbët me  rroba. 

Panorama krejt e pazakontë të ofrohet përgjatë gjithë vijës bregdetare të plazhit të Durrësit, ku këta vizitorë preferojnë të bëjnë plazh me rroba, ndryshe nga pjesa tjetër e pushuesve, të cilët nuk hezitojnë të ekspozojnë çdo pjesë të trupit të tyre.

Ndryshe nga ferexhetë apo perçet që shikohen në Durrës apo në ambjentet e zakonshme të vendit, këtu ata janë me pak izoluese për trupin e një gruaje edhe pse ekspozojnë për diellin vetëm fytyrën, këmbët apo duart.

Por uniforma e tyre, nuk i pengon aspak këto vajza apo zonja të privuara nga dielli t'i gëzohen sëpaku detit.

Të shoqëruara nga bashkëshortët apo nën shoqërinë e njëra-tjetrës shikon secilën prej tyre të lahet në det.

Ndërsa më shumë kujdes ata tregojnë në momentin e mbërritjes në breg ku mbulohen me peshqirë që pengojnë pasqyrimin e formave të trupit nën rrobën e lagur.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/