DURRËS, 12 korrik 2013 – Berisha ka shkarkuar kryetarin e Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara, duke “e ngrirë” nga gjithë funksionet dhe ka nisur njerëz në Durrës të sekuestrojnë listat e PD-së, raporton e përditshmja TemA.
Igli Cara, kryetari i degës së PD-së së Durrësit është njeri i Olldashit, i cila ka super-influencë, mbasi shumica e zyrtarëve në Durrës janë emërim i Olldashit .
Me këtë veprim Berisha ka ndaluar mbështetjen që një i jep preferencës së tij pa dorëzuar më parë postin.
Igli Cara akuzohet se ka përgatitur lista të manipuluara të anëtarëve të seksioneve.
“Në lista duhet të jenë vetëm njerëzit që na dëgjojnë”, kështu është dhënë porosia para dy ditësh nga Igli Cara për të gjitha seksionet, shkruhet në një koment po në TemA.
Nuk dihet nëse Berisha është ndikuar dhe nga informacionet që jep në opinionin në gazetën e tij "Bulevard” (shih dhe “Dyrrah”-un) botuesi dhe gazetari Artur Llana, një njohës nga brenda i PD-së së Durrësit.
Sipas Llanës: “Igli Cara nuk i bëri 400 anëtarësime në Sukth për Sali Berishën, ai tashmë ato anëtarësime po i përdor për veten e tij. Rreth 1550 anëtarësime po bëhen këto ditë për të votuar Olldashin, Carën dhe klanin që ka marrë peng PD-në e Durrësit”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





