TIRANE, 11 korrik 2013 – Kreu i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri i zgjedhur Edi Rama, i është përgjigjur letrës së një shqiptareje, e cila ka studiuar në Itali, dhe aktualisht punon si mjeke Pneumologe prane spitalit të qytetit Ferrara, ku edhe jeton bashke me familjen e saj.

Letra vjen menjëherë pasi kreu i PS-së, apeloi për të gjithë shqiptarët që të dorëzonin CV-të e tyre për të kontribuar në skuadrën e re për qeverisjen e Shqipërisë.

Brunilda Marku, me origjinë nga Lezha,  përgëzon Ramën për idenë e tij, duke e ftuar që ta zbatojë, ndërsa sjell në vëmendje një ekperiencë të ngjashme në vitin 2008, por që sipas Brunildës nuk ishte serioze.

“Ne vitin 2008 nisur nga nje thirrje e qeverise se atehershme per te mbledhur te gjithe studentet qe ishin diplomuar jashte shtetit, provova te kthehesha, por me beso asnjehere me shume se atehere nuk jam zhgenjyer aq shume: biseda qe beheshin vetem lokaleve, CV qe hidheshin ne kosh pa i hedhur asnje sy e kerkim parash per nje vend pune, kur une nuk kisha nevoje sepse kisha nje pune ne Itali…Nuk lashe dere pa trokitur por asnje nuk u hap. Ne fund te fundit ishte nje fyerje per studimet e mia e per rezultatet qe me kaq mund kam arritur ne kete vend ku  edhe ti e di mjaft mire nuk eshte e lehte te ecesh perpara.”- shkruan ndër të tjera ajo.

Në përgjigjen e tij, Rama shkruan se përgjigja më e mirë për të gjitha pyetjet janë veprat, por deri atëherë, ai shpjegon se nisma synon të mbledhë të dhena qe do te perpunohen dhe do te vendosen ne “rafte” sipas profesioneve.

“Kjo baze te dhenash do te jete e hapur dhe do te pasurohet vazhdimisht gjate qeverisjes sone. Te gjithe te regjistruarit ne kete baze do te marrin njoftime per çdo konkurs per nje vend te mundshem pune sipas profesionit te tyre, por edhe informacione te herepashershme nga ana jone.”- shkruan kreu socialist.

Letra dhe pergjigja e Rames

I dashur Edi,

Quhem Brunilda Marku, jam me origjine nga Lezha e ka 17 vjet qe jetoj ne Ferrara (Itali) qytet ku kam studiuar per mjekesi e jam specializuar ne semundjet e aparatit te mushkerive (pneumologji). Aktualisht punoj si mjeke Pneumologe prane spitalit te ketij qyteti ku jetoj bashke me familjen time.

Ne rradhe te pare do doja te beja urimet me te perzemerta per fitoren tuaj!

Uroj dhe shpresoj qe te kete bashkepunime edhe me ne shqiptaret qe ndodhemi larg vendit ne menyre qe te na jepet mundesia edhe ne per te dhene kontributin tone. “Guri i rende peshon ne vend te vet”,-thote populli, ndaj nuk mohoj qe shpesh mendoj qe nje dite te kthehem e te jap kontributin tim ne vendin tim.

Ne vitin 2008 nisur nga nje thirrje e qeverise se atehershme per te mbledhur te gjithe studentet qe ishin diplomuar jashte shtetit, provova te kthehesha, por me beso asnjehere me shume se atehere nuk jam zhgenjyer aq shume: biseda qe beheshin vetem lokaleve, CV qe hidheshin ne kosh pa i hedhur asnje sy e kerkim parash per nje vend pune, kur une nuk kisha nevoje sepse kisha nje pune ne Itali…Nuk lashe dere pa trokitur por asnje nuk u hap. Ne fund te fundit ishte nje fyerje per studimet e mia e per rezultatet qe me kaq mund kam arritur ne kete vend ku  edhe ti e di mjaft mire nuk eshte e lehte te ecesh perpara.

Kam lexuar qe rektorati do te hape vende pune per pedagoge vetem per mjeket e QSUT-se…Pyetja ime eshte: po per ne qe japim leksione ne fakultete mjekesie ne Itali a jepet mundesi te japin kontributin tone edhe ne Shqiperi? Cdo te behet me ne qe kaq shume deshirojme te sjellim dijet tona ne Shqiperi?

Sot ime moter ka dorezuar dokumentat ne rektorat, nuk kane dashur t’ia pranojne pasi keto vende jane disponibel vetem per ata qe punojne ne QSUT…

pse keto perzgjedhje? a nuk jemi shqiptare dhe ne te tjeret? Cpo behet ne kete periudhe?

shpresoj qe nje dite te kem thjesht nje pergjigje….ate pergjigje qe ne keto vite asnje njeri nuk ma dha…Jam e sigurt qe je i nisur nga sensi i mire per te mbledhur dijen e jo per te mbledhur ato qe kane me shume miq e qe paguajne me shume te partia!!! Ka ardhur koha ti themi mjaft ketyre pazareve te shemtuara dhe uroj te mos zhgenjehemi prape se do ishte kulmi mbas gjithe atij besimi qe ju dhame ne 23 qershor!!! 

Me respekt

Brunilda Marku

***

E dashur Brunilda,

Me prekin fjalet qe ke shkruar. Sepse lexohet ne çdo rresht shpresa qe vertet une dhe shoket e mi arritem ta rilindim tek shume njerez me fushaten dhe fitoren tone, por po ashtu ndjehet ne çdo fjali barra e jashtezakonshme qe kemi per te mos e rivrare shpresen. Ajo shprehja nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere, vlen per çdo pune po ne kete punen time te re me siguri vlen ende me shume se ne shumeçka tjeter. Keshtu qe koha do te provoje se sa fjalet do te bashkohen me veprat duke e kapercyer detin e veshtiresive te cilat, ne çeshtjen e ndertimit te nje shteti qe t’u sherbeje normalisht njerezve permes rrogetareve te vet jane vertete te jashtezakonshme. Megjithate çdo rruge sado e gjate, fillon me nje hap. Ky qe kemi hedhur eshte vetem nje hap dhe eshte ne drejtimin e duhur. Gjate ketyre muajve do te mblidhen te dhena qe do te perpunohen dhe do te vendosen ne “rafte” sipas profesioneve. Kjo baze te dhenash do te jete e hapur dhe do te pasurohet vazhdimisht gjate qeverisjes sone. Te gjithe te regjistruarit ne kete baze do te marrin njoftime per çdo konkurs per nje vend te mundshem pune sipas profesionit te tyre, por edhe informacione te herepashershme nga ana jone. Se kush do te punoje ose jo ne sektorin publik per skuadren e re per Shqiperine, kete do ta vendosin konkurset. Por permes kesaj baze ne do te mundesojme qofte venien ne dijeni te secilit prej jush per çdo vend te lire pune ne sferen tuaj profesionale, qofte monitorimin e cilesise se konkurseve.

Kenaqesi dhe pergjegjesi qe te marresh vesh se nje shqiptare me formimin, eksperiencen e punen qe ju keni ne Itali ku ka nje sektor shendetesor shume te zhvilluar, kerkon te kontribuoje per vendin e vet duke aplikuar per pune ne Shqiperi. Fakti qe s’je e vetmja e shton ende me shume pergjegjesine, jo per te hapur vendin e punes per kete kategori njerezish po per te siguruar qe asnje individ i kesaj kategorie nuk diskriminohet dhe lihet pas dere padrejtesisht. Mendoj se pergjigja me e mire per pyetjet e tua jane veprat, po deri atehere po mjaftohem duke te thene se po te mos besoja se shpresa e njerezve nuk ka rilindur kot atehere nuk do isha duke e shkruar kete pergjigje. 

Duke te uruar çdo te mire, shpresoj me zemer qe t’ia dalesh dhe edhe po s’ia dole aty ku te tjere mund t’ia dalin permes konkursit, te mos zhgenjehesh me prej vendit tend.

Vellazerisht,

Edi