TIRANË, 11 korrik 2013 – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli prit sot ne takim ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon.
Duke folur për zgjedhjet, Ambasadori Nicholas Cannon vlerësoi realizimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta.
“Ju duhet të jeni krenarë për këtë proces zgjedhor shumë të mirë. Ky ishte një sukses i qeverisë dhe institucioneve shqiptare”- tha ai.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar dhe bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve gjatë këtyre viteve.
“Unë kam punuar fort dhe jam krenare edhe për punën në nxitjen e Diplomacisë parlamentare dhe do të dëshiroja që marrëdhëniet mes parlamentit britanik dhe atij shqiptar të vijojnë në këtë linjë të fortë bashkëpunimi edhe në vitet në vazhdim, në të mirë të afrimit të qytetarëve të të dy vendeve tona.” – tha Topalli.





