TIRANE, 11 korrik 2013 – Tre makina u përplasën me njëra tjetrën në të dalë të Aeroportit Nënë Tereza, drejt autostradës Tiranë-Durrës.

Aksidenti u shënua rreth orës 11:00 dhe njëra prej makinave përfundoi në kanal.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Policia nis hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.