Këto pamje shokuese tregojnë momentin kur një fotograf egjiptian filmon edhe vrasjen e tij.
Në pamje shihet se si një ushtar egjiptian merr në shenjë dhe më pas qëllon mbi fotografin Ahmed Samir Assem.
Fotoreporteri 26 vjeçar u qëllua të hënën, ndërsa po bënte foto jashtë godinës së Gardës Republikane në Kajro, ku mendohet se po mbahet presidenti i rrëzuar nga pushteti, Mohamed Morsi.
Ai ishte një prej 51 viktimave, që u vranë kur forcat e sigurisë hapën zjarr mbi turmën.
Assam po punonte për një të përditshme egjiptiane.
Ai u qëllua në ballë.
Kamera e tij e përgjakur u dorëzua në redaksi nga një person që ishte në protestë.
Kamera e tij kishte fiksuar momentet kur ushtarët qëllojnë mbi turmë.
Ushtria pretendon se hapi zjarr pasi një grup terrorist sulmoi godinën e Gardës Republikane.





