Ndoshta mungesa e vendparkimit pranë supermarketit ka “detyruar” një grua australiane të gjejë një mënyrë “origjinale”.

Ajo ka hyrë me gjithë makinë brenda dyqanit duke “parkuar” pranë rafteve.

Gruaja 75-vjeçare ka përplasur një makinë në parkimin e supermarketit dhe më pas e kapur nga paniku, i ka dhënë gaz dhe ka hyrë në dyqan bashkë me makinën.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.