Franceska Jace, vajza seksi nga Vlora e cila mori pjesë në edicionin e Big brother Albania 5, është fotografuar në momente intime me Viganin, konkurentin e Big Brother 6.

Dy të rinjtë duket se janë diku në plazh ose në pishina duke qëndruar së bashku.

Fotoja tregon një situatë intime mes të dyve që preken dhe qëndrojnë në një shezlon të opërbashkët.

Franceska tërhoqi vëmendjen e publikut me bukurinë e saj por edhe me lidhjen brenda spektaklit me Ermal Merdanin me të cilin u nda disa muaj pas daljes nga shtëpia e BBA5.

Prej muajsh Franceska deklaronte se ishte single por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.