“Gjyshi do të shkojë në parajsë vetëm nëse bën seks me mua”. Këto janë fjalët që një prift britanik i ka thënë një fëmije 7-vjeçar, teksa vogëlushi po rrëfente shqetësimet e tij për shëndetin e gjyshit. 

Këto detaje tronditëse u bënë publike gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të priftit të pandehur.

Mësohet se prifti James Martin Donaghy i kishte mbushur mendjen vogëlushit se në rast se do ti tregonte të tjerëve për atë që kishte ndodhur mes tyre, lutjet e tij nuk do të realizoheshin dhe gjyshi nuk do të shkonte në parajsë. 

Sipas gazetës “Belfast Telegraph”, prifti 55-vjeçar James Martin Donaghy është dënuar për 17 krime seksuale, të ndodhura në harkun kohor të 17 vjetëve, prej vitit 1983 deri në vitin 2000.