Një grua vrau bashkëshortin me të cilin ishte martuar 50 vite më parë, për ta shpëtuar nga dhimbjet e një sëmundje të pashërueshme, raportuan sot mediat britanike.
82-vjeçari John Sampford vuante nga një formë e pashërueshme e leuçemisë dhe i kishin mbetur vetëm disa muaj për të jetuar.
Ai u gjet i pajetë ditën e premte dhe autopsia tregoi se nuk kishte qenë sëmundja që i kishte marrë jetën, por bashkëshortja e tij.
75-vjeçarja Sheila Sampford e kishte të pamundur të shikonte njeriun e jetës së saj se si tretej ditë pas dite në agoni dhe si rrjedhojë, kishte vendosur që ta mbyste gjatë natës.
Nuk është ende e qartë nëse vrasja e të moshuarit ishte konsensuale apo nëse gruaja kishte vendosur me mendjen e saj që t'i jepte fund dhembjeve të padurueshme të bashkëshortit, por pavarësisht kësaj, tashmë ajo pritet të gjykohet për vrasje me paramendim dhe mund të mbyllë jetën pas hekurave.





