ELBASAN, 8 korrik 2013 – Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin Elbasan – Librazhd ku si pasojë kanë gjetgur vdekjen 4 pasagjerë. 

Bilanci tragjik u shënua pak minuta më parë në aksin Librazhd-Elbasan, në afersi të fshatit Xibrakë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një furgon pasagjeresh me targa LB 001A, një maune me targa KO1025A si dhe nje automjet tjetër me targa AA971 EA. 

Nga aksidenti ka dhe te plagosur.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak, është parakalimi i gabuar i furgonit një prej automjeteve si dhe lagështia në rrugë.

Nderkaq drejtuesi i furgonit, 45-vjecari Eduard Haskuti eshte derguar me plage te renda ne spital.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe i personave të plagosur, por mësohet se janë pasagjerë të furgonit.