DURRËS, 8 korrik 2013 – Ditën e djeshme policia kufitare ka vënë në pranga rreth orës 02.30, shtetasin Ylli Iljazi, 51-vjeç, banues në Shëngjin Lezhë.

Sipas policisë së Durrësit arrestimi i 51-vjeçarit u bë sepse më datë 06.07.2013, rreth orës 21.30, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz me targa TR 7720 T, i cili do të udhëtonte në drejtim të Italisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale të fshehura në shasinë e mjetit, 20 pako me formë cilindrike të mbështjella me natriban, me përmbajtje mase të thatë bimore të dyshuar si Kanabis Sativa, me peshë prej 10.3 kg.

Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale dhe materialet lidhur me këtë ngjarje iu përcollën për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.