PODUJEVE, 8 korrik 2013 – Pesë persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Mirofc të Podujevës, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ata po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë zonë kufitare ka pasur shkëmbim zjarri në të dy drejtimet, ndërkohë që pesë shqiptarë të Kosovës janë plagosur nga xhandarmëria serbe.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin, duke thënë se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave që sipas tij, dyshohet se kanë qenë duke prerë dru në mal. Sipas tij, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me këtë rast.





