TIRANE, 7 korrik 2013 – Zgjedhjet e 23 qershorit kanë prodhur numrin më të madh të përfaqësuesve të biznesit në parlamentin shqiptare. 31 deputetë biznesmenë nga të cilët 20 hyjnë për herë të parë në Kuvend, një shifër kjo rekord krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare në vend. 

Në një vëzhgim të listave të 140 deputetëve që dolën nga këto zgjedhje PS ka numrin më të madh të biznesmenëve me 14 të tillë si Anastas Angjeli, Fidel Ylli, Tom Doshin, Paulin Sterkajn, Koço Kokëdhima, Sadri Abazi, Parid Cara, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Rakip Suli etj. 

Ndërsa në listat e PD janë 5 deputet biznesmenë si Bedri Hoxha, Roland Keta, Astrit Velias, Kozma Dashi dhe Gjovalin Kadeli i cili u fut në listat e demokratëve pas largimit nga PS. 
LSI, e cila fitoi 16 mandate deputetësh, 6 prej tyre janë përfaqësues biznesi Lefter Koka, Agron Çela, Përparim Spahiu etj. 

Edhe PDIU që ka fituar 5 mandate deputësh përveç kryetarit të saj Shpëtim Idrizit, 4 të tjerët janë përfaqësues biznesi si Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi. 
Po kështu edhe Parti Republikane nga radhet e biznesit ka Agron Dukën ndërsa një tjetër deputet deputet biznesmen ne parlamentin e ri vjen nga partia Kristan Demokrate.