Këngëtarja tregon për jetën e saj në Amerikë, planet për një fëmijë së shpejti dhe marrëdhëniet me bashkëshortin e saj

Ajo është gjithmonë protagoniste, pavarësisht nëse  sjell apo nuk sjell gjë në  tregun muzikor. Jeton prej  shumë vitesh në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës dhe siç do e thoshte ajo vetë, nuk ka lënë tapet të kuq  pa shkelur. Ajo që të habit me Qerretin  është se vazhdon të mbetet një njeri i  hapur dhe të kthen përgjigje për çfarëdo  që mund ta pyesësh. Nuk ka komplekse  dhe nuk druhet të thotë atë që mendon.  Në këtë intervistë për “Shekullin” rrëfen  se më shumë jeton në avion sesa brenda mureve të shtëpisë së saj. Në këto  periudhë sapo ka përfunduar pushimet  dhe i është futur punës për koncertin e  saj të radhës që do të mbajë në Las Vegas në 5 shtator. Në kohën e fushatës  ajo erdhi dhe këndoi, njëherë në sheshin  Skënderbe ku bëri edhe deklaratën “ I love  you” Dr. Berisha dhe në një datë të dytë  shkoi në Peqin ku këndoi në fushatën e  deputetit Alfred Peza. Ndoshta për të treguar që është pa ngjyra politike. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ajo pohon  se Kryeministri Sali Berisha do të mbetet në zemrën e asaj. Në këtë intervistë  ajo tregon edhe për marrëdhënien që  ka me bashkëshortin e saj Gani Bardhi.  “Aman se unë nuk kam kohë të merrem  me këtë punë ! Gani ka jetën e tij dhe mua  më duhet të respektoj privatësinë e tij . Gazetat e kanë bërë Ganin si Skënderbeun”. Por nga ana tjetër ajo pohon se  është e gatshme të vrasë për Ganin,  po ashtu edhe Gani për atë. 

Bleona, me se po merreni aktualisht, cilat janë angazhimet tuaja? 

Po merrem me përgatitjen e koncertit  që do të mbaj në Las Vegas në datën  5 shtator. 

A është e vlefshme të nxjerrësh një  album sot apo mos ndoshta është  më mirë të punosh me klipe? 

Jo, sigurisht varet nga marketingu! Albumi nuk ka dalë akoma. Momentalisht ka dalë vetëm singëlli " "Take it  like a man."

 Jeni duke punuar për këngë të re? 

Sigurisht, por bashkëpunimet e reja janë surprizë për momentin. 

Përveç muzikës, çfarë po ndodh me aktrimin? 

Vetëm muzikë tani për tani. Bleona, na tregoni pak për lagjen  ku jetoni në SHBA? Unë jetoj në avion shumicën e kohës.  Këtu nuk ka kohë njeri për “komshillëqe”. A ka shqiptar në atë vend ku jetoni  ju dhe a ju njohin? Po, ka një modele e “LA” që quhet Eva  Pepaj dhe kemi shumë miqësi. Një ditë  shkova me mamin në “Santa Monica” dhe  një çift shqiptar na ndaloi në rrugë sepse  dëgjuan mamin që më fliste shqip! Takim  shumë i lezetshëm sepse unë nuk kisha  ide që kishte shqiptarë në Santa Monica.  U përfol për një ndarje mes jush dhe  Ganit, cila është e vërteta? Aman se unë nuk kam kohë të merrem  me këtë punë! Gani ka jetën e tij dhe  mua më duhet të respektoj privatësinë e tij. Gazetat e kane bërë Ganin si  Skënderbeun. 

Si është të jesh grua e një biznesmeni, është fat apo…?

Unë nuk kam lidhje me atë "koncept".  Gjerat i kam arritur vetë dhe me shumë  mund. 

Si ecën raporti juaj pas kaq kohësh  lidhje? 

Ai është njeriu më i afërt në zemrën  time dhe ne jemi shokë përpara çdo  gjëje tjetër. Unë mund të vras për Ganin dhe njësoj ai për mua! Është një lid-hje pak si e pashpjegueshme.  

Bleona, nga ana tjetër duhet të keni  udhëtuar shumë. Cili është vendi yt  i preferuar dhe pse?

Për mua tashmë ka kaluar ajo faza "  "dale të shkoj të shoh si është ky vend  apo ai vend" . Për mua ka rëndësi me  kë je dhe jo ku je. 

Erdhët në Shqipëri në prag të fil-limit të fushatës. I keni marrë vesh  zhvillimet e fundit dhe fituesin e  zgjedhjeve elektorale? 

Po sigurisht, unë i uroj suksese Partisë  Socialiste në qeverisjen e re, sepse në  fund të fundit ajo që ka rëndësi është  që këta njerëz ta çojnë Shqipërinë sa  më përpara dhe t’i krijojnë mirëqenie  popullit! Por Doktor Berisha është dhe  do të ngelet në zemrën time. Mendoj  që ai është një njeri tepër special dhe  ka bërë vërtetë shumë gjëra për popullin tonë! 

Ju e keni dëshiruar këtë jetë që  bëni apo mendoni ndonjëherë që  mund të ishte më mirë të ishit e  panjohur?

Unë mendoj që kjo është ajo që kam  dëshiruar gjithë jetën time. Është absolutist zgjedhja ime. Mendoj “this is  my destino”. 

A është e vështirë të menaxhosh  famën? 

Sigurisht që po. 

Jeni ndier ndonjëherë në siklet për  shkak të famës?

Sigurisht. Momenti më i keq ka qenë  videoja virus që doli gjatë kohës që unë  isha në tour vitin e kaluar.  

Së shpejti dua të kem një fëmijë

Ajo flet me shumë entuziazëm për bashkëshortin e  saj: “Gani është njeriu më  special në jetën time dhe kjo nuk  ka vend për diskutim! Unë gjithmonë do të jem marrëzisht e  dashuruar mbas syve të tij. Gani  është bërë personazh këtu, sepse  duket si yll Hollywood-i me fizikun  që ka. Kur jemi nëpër darka, ka  njerëz që vijnë më takojnë mua në  tavolinë dhe pastaj kthehen nga  Gani dhe e pyesin: “Hë, si i ke punët me karrierën? Kur del filmi?”.  Dhe Gani, që nuk ka lidhje fare  me këto, ia plas të qeshurit dhe u thotë: “Unë nuk kam menaxher  ose agjent apo trajner…Unë jam  Gani.” (qesh) Jetës nuk i dihet, po sikur unë të martohem dhe 100  herë të tjera, vendin e Ganit nuk do ta zërë askush. Mendoj se ai do vijë në Shqipëri me mua në turin  që kam në plan të bëj në fund të  verës”. Sigurisht edhe për të ka  ardhur momenti që të mendojë  edhe për krijimin e një familje të  madhe. Ajo na tregon se e mendon  çdo ditë këtë gjë dhe e dëshiron  shumë një fëmijë. Në përfundim  të realizimit të albumit vëmendja e saj do të jetë e përqendruar  pikërisht në këtë pjesë të jetës që  është fëmija. Vetëm si nënë ajo do  të ndihej e plotësuar. Ndërsa, kur vjen puna për mënyrën e të jetuarit dhe dinamikën që jeta e saj  ka Bleona ka diçka për të thënë. 

Keni menduar për një familje më  të madhe, për një fëmijë ? Patjetër. Sa të mbarojë albumi. Keni bërë plane për këtë?

Sigurisht, nuk ka muaj që nuk mendoj. 

Cila është gjëja më e çmendur që  ke bërë deri më tani në jetë? 

Të lë çdo gjë në Shqipëri dhe të nis  gjithçka nga zeroja këtu në Amerikë.

Cila është një ditë e juaja normale  në vendin ku jetoni?

 Gym Skype me trajnerin e zërit &  studio. 

Cila është ajo gjë që ju mërzit më  shumë?

Kur njerëzit paragjykojnë pa e ditur  fare të vërtetën apo arsyet pse di-kush ndërmerr një veprim dhe kur ata  mendojnë që dinë gjithçka. Mua më  pëlqen shprehja: ‘Sa të rrosh do të  mësosh.’ 

Po ajo që iu relakson ? 

Masazhi dhe filmat. 

Kur do të vini sërish në Shqipëri?

 Nuk kam plan tani për tani. 

I keni planifikuar pushimet, ku do  të jenë ato? 

Nuk kam pushime. Këtë verë isha një  javë në Turks and Caicos dhe tani fil-lon puna. 

Bëni ju një jetë prej dive, le të  themi kështu?

Po dhe jam shumë krenare sepse çdo gjë e kam arritur dhe po e arrij  me forcat e mia.