DURRES, 6 korrik 2013 – E shtuna  ka regjistruar një nga ditët më të ngarkuara për shkak të fluksit të emigrantëve në sheshin e trageteve, të cilët kthehen në vendin tonë për të kaluar pushimet verore. 

Vetëm sot nga porti i Durrësit, raportohet se kanë mbërritur me gjatë tragetet e linjave, mbi 2 mijë pasagjerë e 900 automjete. 

Policia kufitare ka marrë të gjitha masat për të përshpejtuar proçedurat duke vënë në dispozicion të udhëtarëve  24 sportele, 12 prej të cilave janë për mjetet, ndërsa në ditët në vijim personeli pritet të shtohet.

Gjatë procesit të përpunimit të të dhënave nga ana e policisë kufitare, nuk janë rregjistruar vonesa.

Burime nga policia kufitare pohojnë se edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë një fluks emigarantësh që kthehen në në vendin tonë, mes tyre edhe shtetas Kosovarë e Maqedonas, të cilët kalojnë tranzit nga pika kufitare e portit të Durrësit.

Nga ana e autoritetit portual janë marrë të gjitha masat për të pasur gjithçka nën kontroll, ndërsa janë vënë edhe efektiva të policisë së qarkullimit me qëllim eliminimin e kaosit të automjeteve të cilët hyjnë në territorin e portit.

Nga policia e kufirit mësojmë se gjatë 48 orëve të fundit në portin e Durrësit kanë 4500 shtetas mes tyre dhe turistë të huaj, të cilët mbërrijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore. 

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/